Kreu i Kishës Ortodokse serbe (KOS), patriarku Irinej ka uruar Festën e Pashkëve ortodokse duke thënë se “Kosova e kryqëzuar është pjesë e pandashme e Serbisë”, transmeton Koha.net.
Në urimin që e përcjell FoNet, Irinej ka thënës e se “në veçanti përshëndesim popullin tonë në Kosovën e kryqëzuar, pjesën e pandashme të Serbisë, tempujt e të cilës janë jo vetëm roje e ortodoksisë serbe, por edhe e krishterimit në Evropë”.
“Kosova ka qenë dhe do të mbetet jona, sepse Zoti është me të drejtën e jo me dhunën dhe ai ka forcë të na e kthejë atë që me dhunë po përpiqen të na e marrin”, ka thënë ai.