Irinej: “Shqipëria e Madhe” ëndërr e parealizuar për shqiptarët

Prishtinë | 22 Pri 2017 | 11:54 | Nga

Partiaku i Kishës Ortodokse Serbe Irinej, në lidhje me rastin e deklaratave të fundit nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi për “Shqipërinë e Madhe”, tha se ajo që është ide e dëshirueshme, por s’ka asgjë më shumë se kaq.

“Serbia duhet të gjej një mjet që diplomatikisht t’i rezistoj gjithë këtij presioni”, ka thënë Patriarku serb për “Kurir”, duke shtuar se ai nuk është i shqetësuar për ‘Shqipërinë e Madhe’ për shkak se ai mendon se kjo është “më shumë dëshirë sesa kërcënim”, transmeton lajmi.net.

“Mua më duket se shqiptarët me ndihmën e disa nga miqtë tanë të mëparshëm synojnë të arrijnë aspiratat e tyre. Nuk dua as t’i përmend me emra, por e shoh se duan të shkojnë deri në Nish. Pak ju duket, mund të arrijnë deri në Beograd”, tha ai.

Patriarku theksoi se Serbia duhet të mbetet me dinjitet dhe për të gjetur përgjigjet e duhura për këto sfida.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme