Irlandë: Roja shqiptare shtrin për toke dy të rinj (Video)

Prishtinë | 21 Nën 2016 | 23:16 | Nga

Një video ku shihet sigurimi i një lokali në Irlandë teksa shtrin përtokë dy persona, që e sulmuan, ka bërë xhiro në Facebook.

Deri tani ajo ka marrë mbi 5 milionë shikime, mbi 33 mijë share dhe mbi 30 mijë komente.

Sipas informacioneve të pakonfirmuara ai është një shqiptar nga Tropoja e Shqipërisë, i punësuar në një klub nate në Irlandë për të ruajtur rendin.

Nuk dihet pse nisi përleshja me dy të rinjtë, por në vide shihet fare mirë se shqiptari nuk e filloi sherrin.

Videoja është bërë hit në rrejte sociale, pasi shumë njerëz po e komentojnë nëse duhej apo jo badigardi të dhunonte të rinjtë.

“Kjo video po bën xhiro në Facebook sonte. Disa besojnë se truproja shkoi shumë larg, ndërsa të tjerë mendojnë se ai u vetëmbrojt”, shkruhet në komentin që shoqëron videon.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme