Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka ironizuar me deputetët e opozitës të cilët nuk morën pjesë në votimin e disa pikave të rendit të ditës në kuvend.
Ai ka thënë se nuk po e kupton pse nuk po voton opozita pasi nuk kanë pasur vërejtje lidhur me amendamentet që po votohen.
Pika e radhës e rendit të ditës është votimi për tërheqjen e 30 për qind të Trustit Pensional të propozuar nga PDK-ja.
Konjufca u është drejtuar atyre duke u thënë se do ta ndërpresin seancën pasi nuk po marrin pjesë në votim të ligjeve tjera e ndërsa po kërkojnë tërheqjen e Trustit.
“Po e ndërpremë seancën. S’ka Trust, çfarë Trusti, s’po funksion Kuvendi”, ka thënë Konjufca.