Nis takimi i radhës mes VV-së dhe LDK-së për koalicionin

Prishtinë | 14 Dhj 2019 | 16:17 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ka filluar takimi ndërmjet krerëve të LDK-së dhe VV-së në Kuvendin e Republikës së Kosovës si përpjekje e radhës për arritjen e një koalicioni për bashkëqeverisje pas zgjedhjeve të 6 tetorit, raporton Ekonomia Online.

Në takim është parë duke hyrë kryetari i LDK-së Isa Mustafa, i shoqëruar edhe nga nënkryetarët Lutfi Haziri, Agim Veliu dhe zëdhënësi i kësaj partie, Besian Mustafa, raporton Ekonomia Online.

Më herët në Kuvendin e Kosovës ka arritur  edhe Avdullah Hoti.

Takimi vjen pas mbledhjes së kryesive të të dyja partive.

Sipas informacioneve jozyrtare  mësohet se edhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka hyrë në Kuvendin e Kosovës në takim me Isa Mustafën.

Të ngjashme