Isa Mustafa: LDK-ja është gatshme për krijimin e Qeverisë së re nëse na jepet mandati

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 16:55 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë në takim me presidentin e vendit Hashim Thaçi se nuk duhet të shkohet në zgjedhje në këtë kohë, raporton Ekonomia Online.

Ai ka thënë duhet të bëhen përpjekje për një qeveri të re.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/videos/548529875805424/

“Në emër të LDK-së mund të them se ne vlersojmë që në këto momente nuk duhet të shkohet në zgjedhje dhe duhet të bëhet përpjekje të bëhet një qeveri që mund ta qeverisë vendin në mënzrë normale. Ne vlerësojmë që qeveria në detyrë nuk i përgjigjet kërkesave që i paraqiten pasi Kuvendi ka shfaqur mocion mosbesimi, vendit i nevojitet një qeveri që ka kompetenca dhe që i përgjigjët kuvendit”. 

“Momenti i tanishëm me pandeminë nuk na mundëson që të organizojmë zgjedhje normale të rregullta dhe kjo është përpjekje që ne domosdoshmërish të krijojmë qeverinë si LDK në këtë aspekt jemi të gatshëm të formojmë shumicën nëse na jepet mandati”, tha Mustafa.

Të ngjashme