Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka mbërritur në takimin e thirrur nga presidenti Hashim Thaçi, raporton Ekonomia Online.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thirrur në takim krerët e të gjitha partive politike në vend, lidhur me çështjen e caktimin të mandatarit për formimin e qeverisë së re.
Thaçi do t’i presë në orën 16:30 të gjitha partitë parlamentare në takime konsultative, për ndërmarrjen e hapave të mëtejmë pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
Presidenti paraprakisht përmes një letre e njoftoi edhe Kryeministrin në detyrë Albin Kurti, se do të vazhdojë me konsultim të përbashkët me të gjithë liderët e subjekteve politike, përmes letrës së pestë që i dërgoi këtij të fundit.
Thaçi thotë se Kurti nuk e shfrytëzoi të drejtën e tij për propozimin e kandidatit të ri për ta formuar qeverinë.