Pas videos së liderit të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, i cili tha se VV ka dërguar emrin e saj për mandatarin e qeverisë tek presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Derisa Isa Mustafa nesër zyrtarisht do të mbledhë kryesinë e LDK-së.
Në këtë mbledhje do të diskutohet përsëri për përpjekjet e koalicionit me VV-në e që Kurti përmes videos i ka bërë ftesë LDK-së që të ulet përsëri në tavolinën e bisedimeve në mënyrë që të krijojnë qeverinë së bashku.
Kurti në videon e publikuar ka thënë se VV nuk ka pranuar ofertën e fundit të LDK-së, por që janë të gatshëm të ulen me një tavolinë deri në arritjen e marrëveshjes.
“Ne nuk kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së, por jemi treguar shumë të gatshëm për takimet e më tejme me synim të alternativave të tjera që do të ishin të pranueshme për të dyja palët”, ka thënë Kurti.
Thaçi menjëherë pas pranimit të propozimit të VV-së për mandatarin e kryeministrit, e ka ftuar Kurtin në një takim për në orën 12, por që ky i fundit nuk i shkoi në takim.
Pas kësaj, Thaçi ia ka dërguar Albin Kurtit vendimin për nominim për postin e Kryeministrit të Kosovës ku vendimi në fjalë ka shkuar me zarf në zyre të VV-së.