Në 100 vjetorin e lindjes së njeriut të paqes, Anton Çetta, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë komunikatë për medie:
“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen.
Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.
Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992.
Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”.