Isa Mustafa përkujton veprimtarin Anton Çetta

Prishtinë | 03 Jan 2020 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Në 100 vjetorin e lindjes së njeriut të paqes, Anton Çetta, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa dërgon këtë komunikatë për medie:

“Në 100 vjetorin e lindjes, kujtojmë sot shkrimtarin, folkloristin dhe patriotin shqiptar i cili mision jetësor e kishte paqen.

Anton Çetta punoi pareshtur për pajtimin e gjaqeve mes shqiptarëve si kryetar i Këshillit Qendror të Lëvizjes Kombëtare për Pajtimin e Gjaqeve.

Plaku i urtë, në kohët më të vështira kishte fituar besimin e popullit të përfaqësonte LDK-në në Kuvendin e Republikës së Kosovës pas zgjedhjeve të para demokratike në 1992.

Anton Çetta dhe shumë veprimtarë të tjerë janë udhërrëfyes për gjithë historinë tonë, se si punohet për atdheun”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme