Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Besnik Berisha, përmes një postimi në facebook, ka komentuar rreshtimin e partive opozitare së bashku me pakicat për rrëzimin e qeverisë Mustafa.
“Ujku qimen e ndrroi”, megjithate “zanatin nuk e harroi” dhe po te njejtat forca politike qe e rrezuan z. Mustafa nga posti i kryetarit te komunes per ta bere kryeminister, kesaj radhe se bashku dhe me listen serbe dhe pakicat tjera, u bashkuan serish rreth mocionit te votebesimit per ta rrezuar nga posti i kryeministrit”, ka shkruar Berisha, përcjellë “Bota sot”.
Ai më tej ka paralajmëruar mundësinë që këto forca të cilat e rrëzuan Mustafën, shumë shpejt mund ta votojnë atë për president të vendit.
“Mendja ma thote se nuk do te shkoje shume larg dhe historia do perseritet. Te gjithe ata qe u bashkuan per ta rrezuar z. Mustafa nga posti i Kryeministrit dhe e konsideruan fitore, ne nje te ardhme jo te larget do ta votojne ate per president te vendit. Eshte koha per t’u bere bashke ne berjen e shtetit dhe momenti i fundit qe te rrezojme cdo bashkim per marrjen e pushtetit”, shkruan Berisha.
Postimi i plotë i Besnik Berishës:
BASHKIMI BËN FITOREN DHE POLITIKA
Shume nga ne jemi rritur me maksimen ” bashkimi ben fitoren”. Kesaj maksime jo vetem qe i kemi besuar, por disa nga ne edhe e kemi provuar dhe ka rezultuar ne pergjithesi e sakte.
Megjithate, sic duket kjo maksime jo cdohere nenkupton te njejten ne politike dhe kete me se miri e kane vertetuar nje pjese e politikes kosovare, te udhehequr asokohe nga PDK, te cilet, me qellim demtimi te LDK- se dhe kryetarit te saj akad. Isa Mustafa, u bashkuan te gjithe ne balotazhin e zgjedhjeve lokale per Prishtinen dhe zgjodhen z. Shpend Ahmeti per kryetar.
Mirepo, sic e dime, nuk vonoi shume dhe m’u ata qeau gezuan me fitoren kunder z. Mustafa, u gjunjezuan para tij me kerkesen per bashkeqeverisje dhe pa nje pa dy, i dhane dhe postin e Kryeministrit, te cilin, z. Mustafa e ushtroi shume me mire nga ata qe shkuan, e besa me mire edhe se ata qe do vijne ne te ardhmen.
Pra, bashkimi i tyre vertet solli fitore, por per z. Mustafa ama, sepse e rrezuan nga posti i kryetarit te komunes per t’i dhuruar postin e kryeministrit te vendit.
“Ujku qimen e ndrroi”, megjithate “zanatin nuk e harroi” dhe po te njejtat forca politike qe e rrezuan z. Mustafa nga posti i kryetarit te komunes per ta bere kryeminister, kesaj radhe se bashku dhe me listen serbe dhe pakicat tjera, u bashkuan serish rreth mocionit te votebesimit per ta rrezuar nga posti i kryeministrit.
Mendja ma thote se nuk do te shkoje shume larg dhe historia do perseritet. Te gjithe ata qe u bashkuan per ta rrezuar z. Mustafa nga posti i Kryeministrit dhe e konsideruan fitore, ne nje te ardhme jo te larget do ta votojne ate per president te vendit.
Eshte koha per t’u bere bashke ne berjen e shtetit dhe momenti i fundit qe te rrezojme cdo bashkim per marrjen e pushtetit.