Cleveland Cavaliers dhe Los Angeles Lakers kanë arritur një marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve.
Cavs ka hequr dorë prej shërbimeve të Isaiah Thomas dhe Channing Frye, gjithashtu edhe i ka dhënë të drejtën e draftit të raundit të parë Lakersave.
Këta të fundit do të kenë në radhët e veta dyshen Jordan Clarkson and forward Larry Nance Jr.
Agjenti i Thomasit, Aaron Goodwin i tha Cleveland.com se ky transferim është një “mundësi e mirë për Isain dhe se është parë qartazi se diçka nuk funksiononte te Cavaliers”.
Cleveland e bleu Thomasin nga Boston Celtics gjatë verës në këmbim të Kyrie Irving.
Në 15 ndeshje me Cavaliers, Thomas kishte mesatare prej 14.7 pikëve, 4.5 asistimesh dhe 2.1 kërcimesh në 27.1 minuta.
Theksojmë se Cleveland aktualisht gjendet në pozitën e tretë në Konferencën Lindore, derisa Lakers në të 11-tën në Perëndim.