Një ish-agjent i CIA-s ka pranuar në gjykatë se ka spiunuar për Kinën, thotë departamenti i drejtësisë i SHBA-së, në një rast që besohet të jetë i lidhur me shkatërrimin e një rrjeti të spiunazhit amerikan.
Jerry Chun Shing Lee, 54 vjeç, u largua nga CIA në vitin 2007 për të jetuar në Hong Kong, ku u rekrutua nga agjentë kinezë.
Prokurorët thonë se shtetasi i Shteteve të Bashkuara u pagua për të zbuluar informacion mbi pasuritë e fshehta të SHBA-ve.
Kjo ndikoi që Kina të shkatërrojë një rrjet informatorësh midis viteve 2010 -2012.
Rreth 20 informatorë u vranë ose u burgosën gjatë asaj periudhe që njihet si një nga dështimet më shkatërrimtare të inteligjencës amerikane në vitet e fundit. /Telegrafi/