Ish-ambasadori Berisha: Kurti si askush më parë zgjoi sentimentin kundër Amerikës e perëndimit

Prishtinë | 10 Nën 2022 | 09:53 | Nga Ekonomia Online

Ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti se ka nxjerrë “më të keqën” e shoqërisë kosovare me vendimet e tij.

Ai thotë se Kurti nxiti polarizim dhe zgjoi sentimentin kundër Amerikës dhe Perëndimit.

“Albin Kurti, si askush më parë në Kosovë, ka arritur të nxjerrë më të keqen e individit dhe shoqërisë. Asnjëherë në këtë nivel brenda kombit shqiptar nuk ka pasur polarizim të këtillë, gjuhë jotolerante deri të ndytë dhe shtresime të skajshme. Albin Kurti vazhdoi jotolerancën me komunitetin serb duke e prurë situatën dhe raportin e tyre me shtetin e Kosovës në një nivel edhe më të ulët se në periudhën e shpalljes së pavarësisë. Albin Kurti zgjoi si askush më parë në popullatë sentimentin otomano-komunist për t’i ndërsyer kundër Amerikës dhe Perëndimit në përgjithësi”, ka shkruar Berisha.

Berisha tha se kjo sjellje e rrezikshme e Albin Kurtit ka për qëllim krijimin e një realitetit të ri politik, që, sipas tij, është fund e krye antidemokratik e antiperëndimor.

“Dhe me vetëdije duke i rrezikuar të arriturat e deritanishme dhe duke e shndërruar rastin e Kosovës në modelin palestinez, model që fund e krye dirigjohet nga Rusia”.

Të ngjashme