Profesori i UP-së, Sabri Kiçmari, ka thënë është turp për Kosovën qysh kaq shumë kosovarë kanë shkuar në Siri derisa një pjesë e tyre u kthyen të shtunën në Kosovë.
Kiçmari që ishte Ambsador i Kosovës në Austri e Australi ka thënë se nuk është sukses i madh kthimi i 110 qytetarëve nga vatrat e luftërave sektare në Siri derisa ka thënë se një gjë e tillë është turp për Kosovën .
“Disa liderë politikë po e quajnë sukses të madh kthimin e 110 shtetasve të Kosovës, që kanë qenë në zonat e ISIS-it. Ky nuk është kurrfarë suksesi, por marrja e zotit, që kaq shumë njerëz nga vendi ynë kanë qenë atje. Nuk është për krekosje, por për turp”, ka shkruar Kiçmari, në një reagim në facebook.
Liderët kosovarë një ditë më parë e quajtën sukses të madh kthimin e kosovarëve nga Siria. Prej të kthyerve, 74 ishin fëmijë, 4 ish-luftëtarë të ISIS’it që u arrestuan posa mbërritën në Kosovë. kthimi i tyre u bë nga një aeroplan amerikan ku ishin të përfshirë institucionet e sigurisë amerikane, kosovare e turke.
Prej kur kishte nisur lufta në Siri, më 2010, atje kishin shkuar më shumë se 300 kosovarë. Disa prej të cilëve janë vrarë, disa ishin bërë udhëheqës dhe komandantë të grupeve terroriste.
Kosova ka miratuar një Ligj që ndalon pjesëmarrjen në luftëra të huaja derisa dënimi për ata që shkojnë mund të jetë deri 15 vjet burgim.