Ish-deputeti i VV-së i reagon Durmishit pas heqjes së reklamave në autostrada

Prishtinë | 15 Tet 2022 | 12:04 | Nga Ekonomia Online

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe PSD-së, Fisnik Ismaili, ka reaguar pasi Ministria e Infrastrukturës dje ka hequr reklamat e vendosura nëpër autostrada.

Ai përmes një statusi në Facebook ka shkruar se reklamat kanë qenë vetëdijësuese dhe zbavitëse.

“Qato slogane përmi ura, përveç se kanë qenë vetëdijësuese, ishin edhe zbavitëse e të këndshme, o Hysen! Ki sene ma të mençme me ba, se me i hjekë. Relax, o Hysen, se s’je tuj ba sen! Relax, o Durmish, ulu, prapë nish!, shkruan ai.

Të ngjashme