Ish deputetja e PDK-së: Kosova nuk guxon të mbetet heroi i vetmuar që përballet me Serbinë

Prishtinë | 24 Sht 2023 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Ish deputetja e PDK-së, Besa Ismaili, ka shkruar se është shumë e tronditur me sulmet terroriste në veri dhe vdekjen e policit të rënë në detyrë.

Ismaili ka kërkuar nga institucionet e shtetit vigjilencë. Mirëpo, ajo ka shtuar se “Kosova nuk guxon të mbetet heroi i vetmuar që po përballet me struktura kriminale  dhe terroriste të luftrave të Serbisë nëpër rajon, dhe as të pandehë (gabueshëm) veten si heroi i vetmuar i rezistencës kundër Rusisë në Evropë”.  

Postimi i plotë:

Shumë e tronditur me sulmet terroriste në veri dhe vdekjen e policit të rënë në detyrë. Familjes dhe kolegëve ngushëllimet e mia! Ndjejmë dhimbje sa më s’ka!

Jam e pikëlluar me të gjitha zhvillimet që çuan deri në këtë tragjedi kombëtare dhe jam jashtëzakonisht e brengosur për zhvillimet që mund të pasojnë!

Kërkoj nga institucionet e shtetit vigjilencë dhe të zgjas dorën e mbrojtjes dhe sigurisë për të gjithë, dhe për qytetarët tonë në veri, në veçanti.

Rrethanat e izolimit të Kosovës dhe stërkeqjes së marrëdhënieve me aleatët tonë strategjik rëndojnë mbi fatalitetin në realitetin e sapokrijuar.

Dialogu është mënyra e vetme përpara.

Shteti ynë, Kosova, nuk guxon të mbetet heroi i vetmuar që po përballet me struktura kriminale  dhe terroriste të luftrave të Serbisë nëpër rajon, dhe as të pandehë (gabueshëm) veten si heroi i vetmuar i rezistencës kundër Rusisë në Evropë.

Dialog dhe bashkërendim.

Të ngjashme