Një raporti i Departamentit të Drejtësisë në SHBA, e ka cilësuar ish-drejtorin e FBI-së, James Comey si të “paarsyeshëm” ndonëse jo edhe të anshëm politikisht.
Inspektori Gjeneral, Michael Horowitz, ka thënë se ai i kishte thyer dramatikisht normat dhe ligjet e FBI-së përderisa ishte përgjegjës për hetimin ndaj Hillary Clinton, që lidhej me e-mail të saj.
Clinton e ka fajësuar Comey për humbjen e saj ndaj Donald Trump në zgjedhjet e 2016-ës.
Në këtë raport gjithashtu thuhet se Comey kishte përdorë e-mail privat për të kryer punët e FBI-së.
Drejtori aktual i FBI-së, Christopher Wray, ka thënë se ai i pranon të gjeturat e këtij raporti, megjithatë ka shtuar se asgjë në këtë raport nuk tregon për anshmëri politike, apo për politizimin e këtij institucioni.