Ish-drejtori i ShKK-së: Faton Hajrizi ishte afër lirimit me kusht, e çuditshme pse u arratis

Prishtinë | 22 Kor 2024 | 17:40 | Nga Ekonomia Online


Emrush Thaqi, ish-drejtor i Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) ka thënë se është e çuditshme arsyeja e arratisjes së Faton Hajrizit.

Ai në “Five” të TV Dukagjinit, tha se ka informacione nga burime zyrtare se Hajrizi shumë shpejt do mund të lirohej me kusht.

“Është e çuditshme, fare ka mundur të mos kthehet nga vikendi, ka qenë më e lehtë se me u arratis. Kam përshtypjen se gjatë kohës së vikendit, dhënia e kësaj lirie, e ka ekzaltu në aspektin edhe rrjetet sociale, në kontekstin psikologjik, jam edhe psikolog, të ndikohet. Fatoni ka qenë shumë afër lirimit me kusht, këtë e them nga informacionet që i posedoj, nga institucionet përgjegjëse, ka qenë shumë afër aplikimit dhe marrjes së këtij privilegji”, tha ai.

Thaqi, u shpreh se Faton Hajrizi ishte transferuar në burgun Smrekonicës, për shkak të sjelljes së mirë të tij.

“SHKK, kur ka bërë transferimin në Smrekonicë, niveli i sigurisë është më i brishtë, për arsye se s’ka nevojë për siguri të madhe. Ka qenë recidivist sa i përket arratisjeve, ka pasur ndëshkime masa diciplionore. Rregullorja e rregullon shumë mirë, nëse një i burgosur kalon tre vite, kalon në një stad tjetër, ndryshon sjellja, merr benificione. Ky i ka plotësu disa kushte për të ardhë në Smrekonicë. Ka qenë disa herë në vikend”, tha ai.

Të ngjashme