Bazuar në rekomandimin e Kuvendit Komunal të Komunës së Vushtrrisë të nxjerrur me datë 27 dhjetor 2018, e që është edhe kërkesë e Sindikatës së Llamkosit e paraqitur tek Kyetari Xhafer Tahiri, Komuna e Vushtrrisë ka vendosur që ish Fabrikës së llamarinës së zinkuar “Llamkos”, të mos i ndërrohet destinimi gjatë procesit të falimenimit dhe në të gjitha proceset e mëtejshme.
Fabrika “Llamkos” ka qenë dhe është aset shumë i rëndësishëm ekonomik jo vetëm për mirëqenien e familjeve të punëtorëve dhe qytetit të Vushtrrisë, por edhe për ekonominë Kosovës, njofton Komuna e Vushtrrisë përcjellë Klan Kosova.
Prandaj, njoftohen të gjitha palët e interesuara, që pavarësisht procesit të falimentimit nëpër të cilën po kalon kjo fabrikë, komuna në bazë të kompetencave të saja, nuk do të lejojë kurrsesi që të ndërrohet destinimi i kësaj fabrike e të shndërrohet në tokë ndërtimore apo për çfarëdo qëllimi tjetër përveç se për destinimin origjinal që ka.
Ky njoftim lëshohet për të gjitha palët e interesuara për këtë aset eknomik dhe ka për qëllim të mbrojë punëtorët dhe asetet e zhvillimit ekonomik të Komunës.