Ish-gjyqtarja Tolaj sërish para gjykatës

Prishtinë | 05 Qer 2018 | 09:17 | Nga

Ish-gjyqtarja, Safete Tolaj, e akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare do të përballet sërish para Gjykatës në Ferizaj. Bashkë me ish-gjyqtaren, të akuzuar janë edhe djali i saj, Fisnik Tolaj dhe zyrtari policor Granit Shehaj.

Ky është një rast i shënjestruar për liberalizimin e vizave.

Në seancën e fundit kanë dhënë dëshmitë e tyre Visar Çekaj, Dardan Haskaj dhe Idriz Tolaj, të gjithë këta të ftuar si dëshmitarë nga Prokuroria.

Në dëshminë e tij, Visar Çekaj ka deklaruar se si i kishte dhënë Fisnik Tolajt 800 euro për të përshpejtuar një lëndë të shkurorëzimit që kishte vëllai i tij tek ish-gjyqtarja Safete Tolaj, por që Fisnik Tolaj e “kishte mashtruar duke i dhënë një aktvendim të falsifikuar”.

Çekaj kishte treguar se si kishte dëgjuar të flitej në Deçan se Fisnik Tolaj “kryente punë në gjykatë” dhe e kishte kontaktuar për të përshpejtuar lëndën e vëllait të tij./Kallxo.com

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme