Ish-gruaja e Jeff Bezos, gruaja e tretë më e pasur në botë pas divorcit

Prishtinë | 09 Kor 2019 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Martesa e çiftit të fuqishëm të Amazon, që e transformoi këtë të fundit nga një dyqan librash online, në një platformë masive në rrjet, ka mbaruar zyrtarisht.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos dhe ish-gruaja e tij, MacKenzie Bezos, nënshkruan dokumentat e divorcit të premten e kaluar, Si rezultat i kësaj, MacKenzie do të përfitojë me miliona aksione në kompani, që të përktheyra në të ardhura, kapin shifrën e 38 miliardë dollarëve.

Kushtet e divorcit mes çiftit ishin dakordësuar që përpara se gjykatësi të nënshkruante dokumentet e divorcit të premten, që i ndante ata përfundimisht. Ato u bën publike në muajin Prill, ku ndër të tjera, MacKenzie Bezos do të kishte ende një votë në bordin e kompanisë Amazon dhe gjithashtu pozicionet e saj në “Washingon Poast” dhe “Blue Origin” do vazhdonte ti mbante. Jeff Bezos do ti mbeteshin 75% e gjithçkaje që çifti zotëronte, ndërkohë pjesa tjetër do ti kalonte ish-bashkëshortes.

E gjitha çka përfituar nga divorci, e bën MacKenzie Bezos gruan e tretë më të pasur në botë sipas indeksit të “Bloomering Billionare”. Ajo renditet menëjherë pas Francoise Bettencourt Meyers, mbesa e themeluesit të L’OREAL, dhe Alice Walton, vajza e themeluesit të Walmart, të dyja me një pasuri prej 50 miliardë dollarësh.

Ish-gruaja e Jeff Bezos gjithashtu nënshkroi dhe paktin “Giving Pledge” pra “Zotimi për të dhuruar”, i cili është një dokument që i detyron njerëzit më të pasur të botës ta japin gjysmën e pasurisë së tyre për bamiresi. Pavarësisht divorcit, Jeff Bezos ende mbetet njeriu më i pasur në botë me 121 miliardë dollarë pasuri, shkruan blitz.al, transmeton Klan Kosova. Por ndryshe nga MacKenzie ai nuk e ka nënshkruar “Giving Pledge”, gjë që ka sjellë dhe kritika ndaj tij.

Përpara ndarjes çifti i Amazon qëndroi i martuar prej 25 vitesh, që përpara se kompania të ishte krijuar dhe së bashku kanë 4 fëmijë. Në janar të 2019-ës ata njoftuan publikun se do ti jepnin fund martesës.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme