Ish-Guvernatori Mehmeti thotë se BQK duhet të marrë masa për mbrojtjen nga monedhat dhe kartëmonedhat e falsifikuara

Prishtinë | 29 Nën 2023 | 13:09 | Nga Ekonomia Online

Ish-Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti, ka ftuar qytetarët e Kosovës që të kenë “kujdes nga monedhat dhe kartëmonedhat e falsifikuara”.

Më tej ai ka thënë se Banka Qendrore e Republikës së Kosovës e ka për obligim të mbaj trajnime për qytetarë që të rrit siguria financiere në vend.

“Banka Qendrore e Republikës së Kosovës duhet vazhdojë me marrjen e masave për mbrojtjen nga falsifikimi, në këtë rast edukimi financiar duhet që nëpërmjet trajnimeve, kualifikimeve dhe pjesëmarrjes në seminare dhe workshop-e, të bëjë vetëdijesimin e qytetarëve, për t’i informuar, orientuar dhe trajnuar ata, lidhur me elementet e sigurisë të kartëmonedhave, si dhe të faktorëve që sjellin minimizimin e falsifikimit të tyre”, ka thënë ai.

Më poshtë mund ta lexonin reagimin e plotë të ish-Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), Fehmi Mehmeti.

Të ngjashme