Ish-kandidatja e VV-së për deputete: Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 euro i ka prej meje

Prishtinë | 23 Dhj 2020 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Ish-kandidatja për deputete nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Valbona Bajrami, ka thënë se do t’i dhurojë 500 euro për ata që e rrahin gazetarin Valon Syla dhe e bëjnë për spital.

Një koment i këtillë është dhënë nga vetë ajo në ‘Facebook’-un e saj, teksa ka vendosur çmime të tjera për ata që, sipas saj, ia “huqin” definicionit të lirisë së shprehjes

“Kush e bon për spital Valon Sylën, 500 i ka prej meje dhe ka 100 për secilin banalist që ja dallashitë definicionit të fjalës së liër, me ofendime dhe paragjykime të randa. Atyne që ja u dhajnë ka një faklareshë, sepse ate që e thotë Valloni e konsiderojnë mendim, i kanë ka 10 euro. Që e kam harru naj nënkategori, ju kërkoj ndjesë”, ka shkruar ajo.

Bajrami kishte kandiduar si deputete për Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet qendrore të vitit 2017.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme