Eksperti i ekonomisë nga AAK-ja, Muhamet Spahiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti sa i përket Programit për Rimëkëmbje Ekonomike. Ai ka thënë se masat e propozuara nga 420 milionë euro, 272 milion janë mashtrim sepse janë linja të rregullta buxhetore për shumë vite e dekada të kaluara, ndërkaq, 55 milionë ndihmë sociale. Postimi i plotë i […]
Ish-këshilltari i Haradinajt: Programi për Rimëkëmbje Ekonomike është mashtrim

Eksperti i ekonomisë nga AAK-ja, Muhamet Spahiu, ka kritikuar Qeverinë Kurti sa i përket Programit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Ai ka thënë se masat e propozuara nga 420 milionë euro, 272 milion janë mashtrim sepse janë linja të rregullta buxhetore për shumë vite e dekada të kaluara, ndërkaq, 55 milionë ndihmë sociale.
Postimi i plotë i tij:
Programi për Rimëkëbje Ekonomike, i quajtur ‘i ringjalljes’, nuk ka të bëjë as me ekonominë, as me pandeminë!
Masat, gjoja ekonomike, nga 420 milion të proklamuara janë:
- 272 milion janë mashtrim sepse janë linja të rregullta buxhetore për shumë vite e dekada të kaluara;
- 55 milionë ndihmë sociale dhe vetëm;
- 98 milionë në mbështetje të ekonomisë, shumica prej të cilave janë implementuar këtë vit nga dy qeveritë!
Urgjentisht duhet të ri-hartohet Program për Rimëkëmbje Ekonomike!
Qeveria dhe partitë politike, leni zgjedhjet e merruni me ekonomi!











