Adil Behramaj, ish-këshilltari i Hashim Thaçit tha se ai që do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës e Albin Kurtit.
Përmes një shkrimi në Facebook, Behramaj tha se Konjufca ka nisur fushatën publike sipas tij, të besnikërisë nga frika e “gijotinës” së tij.
“Ai që do t’i prijë listës së Lëvizjes Vetëvendosje do të jetë viktima e radhës politike e Albin Kurtit. Konjufca e ka nisur fushatën publike të besnikërisë nga frika e “gijotinës” së tij. Kriter i vetëm i besnikërisë aty janë sulmet dhe kërcënimet e institucioneve shtetërore, si rrugë e duhur për Krejt dhe Drejt vetëvendosjes.
Kudo në botë, ndër të tjera, institucionet ua ruajnë qytetarëve të tyre edhe njerëzillëkun. Ato nuk kanë sesi të mbrohen vetë, por duhet të mbrohen, po ashtu, nga vetë njerëzit!”, ka shkruaj Behramaj.
Ky i fundit edhe dje përmes një shkrimi tha se Albin Kurti politikisht frikësohet edhe nga hija e tij.