Ish-këshilltari i Thaçit ia përmend Osmanit shkeljen e Kushtetutës

Prishtinë | 17 Dhj 2022 | 13:10 | Nga Ekonomia Online

Ish-këshilltari i ish-presidentit Thaçi, Ismail Syla, ka komentuar fjalimin vjetor të presidentes Vjosa Osmani, të cilin e mbajti para disa ditëve në Kuvend.

Ai ka thënë se fjalimi i Osmanit, ani pse i kishte 5468 fjalë, nuk ishte i plotë, duke dhënë edhe ide se si do të dukej një “fjalim i plotë” i shefes së shtetit.

“Fjalimi vjetor i presidentes Osmani përmban 5468 fjalë. Do të ishte i plotë po të përfshinte edhe këto 24 fjalë: Shkeljen e Kushtetutës me rastin e shkarkimit të Valdete Dakës, Fshehjen e intervenimit kirurgjik në Turqi, Shtyrjen e zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës”, shkroi ai.

Të ngjashme