Ish-këshilltari i Thaçit: Më shumë rezistuan ngjyrat e grafitit “Jo-negociata” se parimet e Kurtit

Prishtinë | 15 Qer 2021 | 19:42 | Nga Ekonomia Online

Adil Behramaj, ish-këshilltar i Hashim Thaçit ka ironizuar me Kurtin pas takimit që ky i fundit pati sot me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Behramaj në Facebook ka publikuar fotografi të grafitit të famshëm “Jo negociata – Vetëvendosje”, duke thënë se ngjyrat e të njëjtit kanë rezistuar më shumë se parimet e Albin Kurtit.

Me këtë rast, Behramaj i ka bërë thirrje Kurtit që të marrë iniciativë për fshirjen e këtyre grafiteve.

“Bile do t’ia shihnin hairin pak qytetarët”, ka shkruar Behramaj.

May be an image of outdoors and text

Të ngjashme