Ish-kryeministri Blair: Askush nuk është përgjegjës për një BREXIT pa marrëveshje

Prishtinë | 11 Shk 2019 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Ndërkohë që po afrohet data 29 mars, koha e caktuar për daljen zyrtare të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, shqetësimet për një BREXIT pa marrëveshje dominuan debatet politike.

Një bllokadë midis Londrës e Brukselit lidhur me problemin e kufirit me Irlandën Veriore mban në ngërç çështjen e BREXIT-it.

Ekonomia e pestë e botës po përballet me një të ardhme të paqartë.

“Askush nuk është përgjegjës nuk mund të propozojë një BREXIT pa marrëveshje dhe ky është shkaku pse unë jam i mendimit se megjithëse nuk është arritur konsensus në parlament për BREXIT-in ose për një referendum tjetër, shumica e parlamentarëve kundërshtojnë një BREXIT pa marrëveshje”, u shpreh ish-kryeministri britanik, Tony Blair, përcjell Telegrafi.

Kryesekretarja e Thesarit, Liz Truss, shprehu bindjen se kryeministrja Theresa May do të arrijë një marrëveshje për BREXIT-in brenda afatit.

Ekonomia e Britanisë së Madhe pritet të hyjë në një zonë rreziku gjatë 12-muajve të vitit të ardhshëm.

Paralajmërimi ka ardhur nga ekonomistët, të cilët përmes një sondazhi të Bloomberg kanë tërhequr vërejtjen se rreziku i një recensioni të mundshëm ekonomik në këtë vend është rritur në 30 për qind.

Sondazhi u krye më 1 shkurt, përpara se Banka e Anglisë të botonte parashikimet e reja që shohin rritjen më të ngadaltë ekonomike në një dekadë në 2019 dhe një shans pak më të madh se 20 për qind të një recensioni.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme