Ish-kryeministri britanik John Major ka thënë se ai ndihet “i privilegjuar që ka punuar” me George HW Bush.
Në një deklaratë, Major tha: “George HW Bush ishte mbi të gjitha një njeri i familjes dhe për të, populli amerikan ishte pjesë e asaj familjeje”.
“Ai shërbeu me dhembshuri, guxim dhe dinjitet”.
“Si president, ai e pa detyrimin e Amerikës ndaj botës dhe e nderoi atë – dhe ai mbeti i përkushtuar ndaj shërbimit publik deri në ditën kur vdiq”.
George HW Bush ndërroi jetë të premtën vonë në moshën 94-vjeçare.