Ish-kryeministri Haradinaj pritet të ftohet si dëshmitar në rastin e 53 milionëshit

Prishtinë | 24 Nën 2022 | 13:37 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas vendimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGjK) që të reduktohet puna dhe të vazhdohet vetëm me shërbime esenciale gjatë së enjtes është anuluar seanca ndaj Pal Lekaj për rastin e 53 milionëve euro, ka konfirmuar për Ekonomia Online, avokati i tij Musa Damati, raporton Ekonomia Online.

Ai ka bërë të ditur se janë njoftuar nga gjykata për anulimin e seancës pas vendimit të Qeverisë për uljen e pagave të prokurorëve e gjyqtarëve.  

“Seanca e sotme është shtyrë dhe kjo për shkak të vendimit të KGjK-së që t’i bojkotojë të gjitha të seancat gjyqësore si konsekuencë e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ulje të pagave në sistemin e drejtësisë”.

Damati ka thënë se në kuadër të kësaj, është menduar të ftohet në cilësinë e dëshmitarit, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Avokati Damati konsideron se klienti i tij, ish-ministri Pal Lekaj, në asnjë rast nuk mund të jetë fajtor, pasi që vendimi është marrë në mbledhjen e Qeverisë.

“Klienti im, ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj nuk ka pasur rol të vendimmarrjes në procesin e autorizimit të transaksionit prej 53 milionë euro lidhur me projektin e autostradës. Në këtë rol të vendimmarrjes e ka ushtruar Qeveria e Kosovës e cila në mbledhje të hapur me shumicë votash ka aprovuar autorizimin e transaksionit prej 53 milionë eurove, andaj nuk ekziston as edhe një lidhje kauzale ndërmjet veprimeve të klientit tim dhe shkaktimit të pasojës së veprës penale”.

“Duke u bazuar në të gjitha këto prova, mbrojtja synon që gjatë këtij procesi gjyqësor ta ftojë edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në cilësi të dëshmitarit për të dëshmuar në këtë proces gjyqësor”, tha Damati.

Të ngjashme