Ish-kryeministrja e Bangladeshit dënohet me dy vite burgim

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 10:13 | Nga Ekonomia Online

Një gjykatë e Bangladeshit ka dënuar ish-kryeministren dhe lideren opozitare, Khaleda Zia, me shtatë vite burgim për korrupsion, kanë bërë të ditur avokatët e saj pasi ajo tashmë ka vuajtur pesë vite prapa grilave për një rast të ndarë.

Ajo do t’i vuajë edhe dy vite shtesë për rastin e ri.

Liderja e Partisë Nacionaliste të Bangladeshit (BNP) në opozitë është goditur edhe njëherë në prag të zgjedhjeve të përgjithshme të dhjetorit. Khaleda ishte burgosur në shkurt për vjedhje të fondeve që ishin ndarë për një jetimore, transmeton Koha Ditore.

Khaleda, 72 vjeçe, dhe tre këshilltarë të saj janë dënuar të hënën për keqpërdorim të 31.5 milionë takave, monedhë vendase, *barabar me 371 mijë dollarë amerikanë) gjatë kohës sa ishte kryeministre e vendit nga viti 2001 deri më 2006, kanë bërë të diur prokuroria e Bangladeshit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme