Ish-kryeministrja e Finlandës, po shijon festat pas largimit nga detyra dhe pas kërkesës për divorc

Prishtinë | 20 Gus 2023 | 18:41 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ditë më parë ‘hodhi’ sërish rrobat e saj zyrtare dhe u hodh në fustane dhe funde.

Pasi la postin më të lartë qeveritar dhe bëri kërkesën për shkurorëzim, ajo është duke e shijuar verën.

Sanna tregoi figurën e saj me disa fustane elegante dhe të shkurtra në festivalin Flow, një ngjarje muzikore treditore në kryeqytetin Helsinki.

Liderja më e re në histori e njohur edhe si një vajzë e ndejave, ka shpërndarë fotografi të shumta, në të cilat shijon stilin e jetës së saj pa politikë dhe atë që e quajti si pushimet e vërteta verore pas një kohe të gjatë.

Në fotografitë e publikuara, Marin është paraqitur fillimisht me një fustan të zi të guximshëm dhe më pas ish-kryeministrja kishte veshur një mini fustan rozë të nxehtë në stilin e Barbie.

Asaj iu bashkua deputetja Nasima Razmyar, e cila zgjodhi pantallona të gjera dhe bluzë. Në ditën e tretë të festivalit, Sanna kishte veshur një bluzë rozë me mëngë të shkurtra, një minifund lëkure dhe taka të zeza të larta.

“Këtë verë pata një pushim veror të vërtetë për herë të parë pas një kohe”, ka shkruar 37-vjeçarja në Instagram.

Në të kaluarën, Sanna ishte kritikuar pas pamjeve nga festat ku shkonte shpesh kur ishte kryeministre, madje ishte kritikuar edhe për përdorim droge, gjë që ishte mohuar pas testimit.

Të ngjashme