Ish-kryetari i OEK me rekomandime: Këto ia garantojnë zhvillimin ekonomik Kosovës deri në vitin 2026

Prishtinë | 06 Sht 2022 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

Safet Gërxhaliu, ish-kryetar i Odës Ekonomike (OEK), i ka dhënë disa rekomandime të cilat sipas tij “Kosovës ia garantojnë zhvillimin ekonomik”.

Kornizë kohore e ka theksuar vitin 2026, sipas tij Kosova mund të ketë sukses ekonomik nëse investon në ato fusha që sjellin benifite financiare.

Rekomandimet e tij janë:

1.Ndërtimi i Termocentralit “Kosova e Re” me kapacitet 600 MËh energji elektrike dhe avancohet investimi në energji të ripërtërishme!

2.Të nderohet me urgjencë një shkritore e metaleve në Stan Tërg në kuader të Kombinatit Trepaça dhe xehet e Kosovës të mos eksportohen si mbeturina por si produkte finale apo gjysëm finale me vlerë shumë të shtuar!

3.Të investohet në Fabriken e Akumulatorëve apo baterive për auto industri pasi që Kosova dhe xehet e saja posedojnë 3/4 e xeheve që gjenden në sistemin periodik të elementeve kimike të Mendelijevit!

4.Digjitalizim i avuncuar në çdo aspekt!

5.Edukim, edukim dhe vetëm edukim!

“Të gjitha këto projekte dhe objektiva strategjike mund të arrihen me sundimin e rendit dhe ligjit që Kosovës është duke i munguar”, ka shkruar Gërxhaliu në Facebook.

Ai po ashtu, ka thënë se mos-zhvillimi ekonomik i Kosovës do të ketë efekte enorme negative ekonomike e sociale por edhe katastrofë demografike.

Të ngjashme