Ish-luftëtari i UÇK-së, Ziadin Hoxha, është ftuar nga Gjykata Speciale.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati.
Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se Hoxha ishte luftëtar i shquar i luftës dhe se “si të gjithë luftëtarët e UÇK-së do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”.
“Sapo mora lajmin që i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ziadin Hoxha, , një ish luftëtar i zoti i UÇK-së, Ziadini si gjithë luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të dalë i pafajshëm dhe faqebardhë”, ka shkruar ai.