Ish-menaxhmeti i KEK-ut raporton në Kuvend, arsyetohen se kompetencat më të mëdha i kishin ndërkombëtarët

Prishtinë | 10 Tet 2022 | 16:02 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike ka intervistuar menaxhmentin e KEK-ut për periudhën 2006-2008, raporton Ekonomia Online.

Pranvera Dobruna, ish-drejtoreshë e KEK-ut, tha se në këtë periudhë sektori i energjisë ka qenë më i vetëqëndrueshëm.

Sipas saj, kompetencë e ndërkombëtarëve ka qenë blerja e energjisë, duke shtuar se ka pasur shumë ankesa ngase reduktimet kanë qenë me orare të gjata.

“Ne aspektin e reformave KOSTT-i nuk ka qenë pjesë e KEK që nga viti 2006. Në bazë të bilancit kemi mundur të dimë cilat blloqe kanë punuar. Kompetencë e blerjes të energjisë ka qenë e ndërkombëtarëve. Në atë kohë sektori i energjisë është subvencionuar prej shtyllës së katërt kanë ardhur të hyrat direkte”.

“Nuk jemi marrë me shit-blerje dhe kontrata afatgjate. Për importin e energjisë është marrë vetëm prokurimi… Kemi pasur shumë ankesa reduktimet kanë qenë 6 me 2. Shkëmbimi i energjisë me Shqipërinë na ka ndihmuar”.

Nagip Krasniqi, ish-kryeshef ekzekutiv i KEK-ut, foli për disa banesa që kanë qenë në pronësi të KEK-ut, por që tha se në kohën e tij nuk iu janë shpërndarë punëtorëve.

Madje tha se kanë pasur informat që ato banesa edhe kanë qenë të uzurpuara.

“Në dhjetor 2006 ka qenë një kontratë nga Bullgaria. Nuk më kujtohet viti, por kemi pasur importe edhe nga këto kompani. Në kohën kur unë kam qenë drejtor, nuk e di numrin e saktë të banesave, por kanë qenë në pronësi të KEK-ut për punëtorë. Nuk ka pasur ndarje të ndonjë banese sa isha unë në atë kohë. Unë kam qenë drejtor nga 2006 deri 2008”.

“Prokurimi nuk ka qenë pjesë në mbikëqyrjen time dhe rolin e kemi pasur ofrimin e fondeve. Blerja nuk ka qenë kompetencë e financave dhe as e prokurimit, por ka qenë departamenti i menaxhimit të kapaciteteve”.

“Ka pasur informata që disa banesa kanë qenë të uzurpuara dhe ka qenë vështirë të realizuara përmes rrugës ligjore. Ndër projektet kryesore më kujtohen ka qenë riparimi i turbinës, hapja e minierës së Sibocit, blerja e ekskavatorëve”.

Nexhat Podrimaj, ish-sekretar në KEK, tha se 250 banesa kanë kaluar në pronësi të punëtorëve, por që ai nuk ka pasur kompetenca ekzekutive dhe më shumë vendimet i kanë marrë ndërkombëtarët.

“KEK në atë fazë ka trajtuar 250 banesa të cilat kanë kaluar në pronë private për punëtorë të KEK-ut. Sekretari është nga zyrtaret e korporatës, por kompetencat e tij nuk janë të natyrës ekzekutive. Më shumë kanë qenë ndërkombëtarët në bord”.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa ka pyetur për roli e tre ish-zyrtarëve në blerjen e energjisë, raporton EO.

“Roli juaj në sigurimin e energjisë për konsumatorë. Kompetencë e blerjes energjisë. Shumicën në bord a ka pasur më shumë vendorë a ndërkombëtarë”.

Edhe deputeti i VV-së, Armend Muja, pati pyetje për banesat e KEK-ut.

“Në bazë të bilancit të energjisë ka pasur transaksion ndërmjet KEK-ut dhe EFT Grup. A ju ka rënë ndonjë propozim për vendimmarrje. KEK ka qenë në vendimmarrje me EFT Group. Në mesin e asteve janë edhe 12 milionë euro banesa të KEK-ut. Çka ka ndodhur në atë kohë”.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, pyeti sa ka qenë eksporti dhe importi në atë kohë.

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, tha se kanë ardhur propozimet për blerjen e banesave.

“Ne të gjithë e dimë pjesën e kompetencës. Si drejtor financiar çfarë përgjegjësish keni pasur. Si kanë ardhur propozimet për blerje banesave?, te kush e kanë dërguar atë propozim”.

Të ngjashme