Ish-ministri i Drejtësisë: Pas Kushtetutës MSA-ja ka fuqinë më të madhe, integrimi në BE varet nga ne

Prishtinë | 03 Maj 2018 | 14:15 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ish-ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, tha se Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA), pas Kushtetutës së vendit është dokumenti më i rëndësishëm.

Prandaj sipas tij, Qeveria duhet që t’i kushtojë rëndësi të madhe zbatimit të saj në praktikë, raporton Ekonomia Online.

Kuçi në tryezën në kuadër të fushatës informuese “Kodi Civil dhe ndikimi i tij në ekonomi: Të drejtat kontraktuare dhe pronësore”, organizuar nga Ministria e Drejtësisë, me mbështetjen e Zyrës së BE-së Kosovë, shtoi se zbatimi i marrëveshjes së parë kontraktuare Kosovë- BE siguron zhvillim të qëndrueshëm.

“Qeveria duhet ta lexojë mirë platformën për MSA-bë, ku mbi gjysma e MSA-së është ekonomi, është platformë qeverisëse, në kuptimin juridik pas kushtetutës ka fuqinë juridike më të fortën pas saj”, ka thënë Kuçi.

Sipas tij, anëtarësimi i Kosovës në BE varte nga detyrat që kryejnë institucionet, ngase sipas tij, mos kryerja e obligimeve shtynë integrimin.

“Anëtarësimi i Kosovës në Unionin Evropian është i rëndësishëm. Unioni Evropian nuk ndryshon rregullat për hir tonin, por duhet ne t’i ndryshojmë për hir të tyre. Sa herë që nuk i kryejmë ne detyrat tona ne e shtyjmë integrimin”, ka shtuar Kuçi.

Alfons Lentze, Përfaqësues i Projektit të Kodit Civil, ka theksuar se Kosova duhet të mendojë përtej liberalizimit të vizave, se duhet të mendojë për tregtinë, ekonominë dhe fushën e arsimit.

“Sot neve kemi një delegacion nga Brukseli i cili është në Kosovë që është duke diskutuar përgatitjet drejt liberalizimit të vizave dhe kjo do të thotë se liberalizimi i vizave është temë e rëndësishme dhe do të shqyrtohet nga aspekte të ndryshme, mendoni pak më gjatë sesa liberalizimi, çfarë do të kemi, çfarë do të thotë për qytetarët që të kenë ndërlidhje komunikim, mendoni për tregtinë, ekonominë mendoni për të gjitha mundësitë për zhvillimin e arsimit. Duhet të jemi pjesë moderne të legjislacionit, jemi duke punuar për të arritur këtë dhe jam i lumtur se kur flasim per kodin civil duhet të aranzhojmë një ndërveprim me bashkëpunëtorët biznesor”.

Haxhi Gashi, Përfaqësues i Projektit të Kodit Civil, tha se hartimi i tij do ndikojë në zhvillimin ekonomik të vendit, sepse bërja e tregtisë e përcaktuar me një kod do të rris transaksionet formale dhe do zvogëlojë ato joformale.

“Kodi Civil përfshin harmonizim të disa ligjeve, ka një strukturë. Kur shikohet në tërësi një numër i madh i ligjeve i neneve që prek jetën e qytetarëve, përbën një pjesë të sundimit të ligjit”.

“Nëse kemi ligj të mirë ndikojmë në zhvillimin ekonomik, në rritjen e transaksioneve të sigurta formale, e ul mundësinë e transaksioneve jo formale”.

Safet Gërxhaliu, nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), tha se Kodi Civil do të ketë impakt në qëndrueshmërinë ekonomike e në aspektin social.

“Kodi Civil është platformë, garanci e qëndrueshmërisë ekonomike, do të ketë impakt social, aspekti ekonomik integrues është i rëndësishëm”.

Ai pohoi se Kosova nuk ka problem me hartimin e legjislacionit, por me implementimin e tij.

“Kosova nuk ka problem me legjislacion, por me implementimin të tij, një ndër rekomandimet që duhet të dalë nga ky panel sot është se Kosova ka nevojë për reformim të legjislacionit”.

Arian Zeka, nga Oda Ekonomike Amerikane e Kosovës (OEAK), propozoi që të ketë edhe një Kod Tregtar (komercial) që ndihmon bizneset në punën e tyre dhe ndikon në rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

“Krijimi i një Kodi Civil harmonizim i dispozitave ligjore është e mirëpritur edhe në Odën Amerikane. Më shumë do kishim pritur një krijim të një Kodi Komercial, se do të bënin më të lehtë punën e bizneseve, mirëpresim edhe Kodin Civil”, ka thënë Zeka.

Të ngjashme