Ish-ministri në Qeverinë e Kosovës dhe anëtari aktual i Komisionit Qendror Zgjedhor të Kosovës, Nenad Rikallo, u emërua ndihmës i drejtorit të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe.
Vendimi për emërimin u mor nga qeveria serbe më 12 nëntor dhe Rikallo do të kryejë këtë funksion në sektorin për mbështetjen e ekonomisë, bujqësisë dhe zhvillimit rural. Në këtë pikë, Rikalo do të zëvendësojë Zoran Bojoviq, i cili u lirua nga detyra në të njëjtën seancë, siç raporton Kossev.
Rikalo ka punuar në Ministrinë e Bujqësisë së Serbisë që nga marsi i vitit të kaluar, si sekretar shtetëror.
Në më pak se një muaj para se të merrte postin në Ministrinë serbe të Bujqësisë, Rikalo ishte ministër i Bujqësisë në Qeverinë e Ramush Haradinajt.
Haradinaj e shkarkoi Rikalon, ndërsa në fund të dhjetorit të vitit 2018, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti një aktakuzë kundër tij për veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare ose autorizimit”.
Përkundër faktit se ndaj tij u ngrit aktakuza, ai u rizgjodh anëtar i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës në fillim të vitit përpara Listës Serbe.
Petar Petkoviq tani është drejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë serbe që e zëvendësoi Marko Gjuriqin.