Haradinaj kërcënon Rikalon me shkarkim nëse s’raporton në komision

Prishtinë | 26 Qer 2018 | 14:07 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis e Planifikim Hapësinor Daut Haradinaj, ka thënë se ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo rrezikon të shkarkohet nëse nuk vjen për raportim në këtë komision, raporton Ekonomia Online.

“Jam dakord me thirr ministrin. Do ta thërrasim ministrin, ose vjen ose shkarkohet. Në parim po e lëmë të hënën ose të martën”.

Reagimi i Haradinajt erdhi pas kërkesë së deputetit të PDK-së, Andin Hoti, i cili ka kërkuar që të ftohet në raportim ministri për të kuptuar se çka ka ndërmarrë ministria për tu ndihmuar qytetarëve të Rahovecit që janë dëmtuar nga reshjet.

Në parim është vendosur që Rikallo të ftohet të hënën ose të martën në komision.

“Në Rahovec reshjet kanë shkaktuar dëme. Kërkoj që të thërrasim ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo dhe të kërkojmë cilat janë hapat me u ndihmu qytetarëve që janë dëmtuar. Duhet me u kompensua edhe një pjesë e fitimit të tyre të mundshëm që e kanë prej bujqësisë”, ka thënë deputeti Hoti.

Komisioni gjithashtu ka shqyrtuar Projektligjin për kompleksin memorial Adem Jashari në Prekaz.

Kryetari i komisionit, Daut Haradinaj, tha se Qeveria ka dërguar 10 propozime në formë vërejtje për të përmirësuar Ligjin për këtë kompleks. Ai ka kërkuar që brenda një jave këto ndryshime të përfshihen në Projektligj.

“I kemi 10 propozime, vërejtje nga Qeveria për ta përmirësuar Ligjin për Kompleksin. Ne jemi pajtuar që këto ndryshime të jenë pjesë e ligjit”, ka deklaruar Haradinaj.

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, është emëruar nga komisioni si udhëheqëse e grupit punues për përfshirjen e këtyre propozimeve në projektligj.

Ndërsa anëtarët e komisionit u dakorduan që këto propozime pas përfshirjes në projektligj të shqyrtohen në mbledhjen e ardhshme.

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Enver Hoti, tha se mbështesin përfshirjen e këtyre propozimeve në Projektligj, raporton EO.

“Kemi kërkuar një opinion nga Qeveria dhe ka propozime këto 10 ndryshime dhe duhet të bëhen pjesë e ligjit”.

Deputetet vendosën që grupi punues të mbajë takim nesër.

Të ngjashme