Aktivizohet Rikallo, nënshkruan marrëveshje me shoqatën Gen Vet

Prishtinë | 09 Jan 2019 | 11:19 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me drejtuesit e Shoqatës për Përmirësimin Racor të Gjedheve “Gen Vet”, raporton Ekonomia Online.

Ai tha se kjo marrëveshje për të ngritur një bashkëpunim mes ministrisë dhe kësaj shoqate.

“Sot kemi nënshkruar marrëveshjet e bashkëpunimit mes ministrisë së bujqësisë dhe shoqatës “Gen Vet” për një çështje me rëndësi për arritjen dhe zgjerimin e shoqatës “Gen Vet” potencialin dhe rritjen e potencialit mes bashkëpunimit të ministrisë dhe Gen Vet”, tha Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, raporton Ekonomia Online.

Riakallo bëri të ditur se kjo marrëveshje është nënshkruar për dy vjet.

“Ky projekt është nënshkruar për dy vite kanë me pas mbështetjen e gjithanshme nga ana e ministrisë në çdo aspekt, shoqata dhe ministria kanë bashkëpunim të mirë që është e kyçe edhe me universitetin e Ohaio-s dhe ne do të mundohemi që në të ardhmen të kemi bashkëpunim më të mirë që kjo çështje të arrihet në çdo aspekt”, shtoi ai.

Gjatë kësaj konference ku është nënshkruar kjo marrëveshje bashkëpunimi, ministri i Bujqësisë, Nenad Riakallo, ka refuzuar të flasë për çështje të tjera, pavarësisht insistimit të gazetarëve.

EkonomiaOnline

?DREJTPËRDREJT– Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo do të nënshkruajë memorandum mirëkuptimi me drejtuesit e Shoqatës për Përmirësimin Racor të Gjedheve “Gen Vet”

Posted by EkonomiaOnline on Wednesday, January 9, 2019

Të ngjashme