Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje ka folur për të zhdukurit dhe të te zhvendosurit cila është pjesë e zotimeve të marrëveshjes në Washington, raporton Ekonomia Online.
Ajo ka thënë se në këtë marrëveshje barazohen të pagjeturit dhe të zhvendosurit.
Sipas saj, kjo Qeveri me këtë marrëveshje e ka dëmtuar të drejtën për kthimit e të.
“Para çfarë do teme të pagjeturit duhet të jenë kusht dhe i panegocushëm. Fati i ta pagjeturve nuk ka qenë asnjëherë temë a po kush nga Kosova”.
Haxhiu ka thënë se sa i përket të zhvendosurve Kosova asnjëherë s’ka qenë kundër dhe u ka mundësuar kthimin të gjithë atyre që kanë dëshiruar.
Deputetja e kësaj partie, njëherit edhe e mbijetuar e luftës, Saranda Bogujevci tha së të gjithë familjarët e të pagjeturve kanë të drejtë të dinë për fatin e tyre, siç është rasti edhe me veprimtarin Ukshin Hotin.
Ajo ka thënë duhet të ngritet kapacitet shtetërore në disa aspekte siç është digjitalizimi i të dhënave, ngritja e stafit të komisionit qeveritarë për të pagjeturit etj.
“Problem tjetër është marrëveshja për çështjen e të dhënave ku Serbia refuzon të ketë një marrëveshje të tillë. Duhet bërë Serbisë presion që të bashkëpunojë”.