Ish-ministrja e Ekonomisë: S’kishim kompetenca për blerjen e rrymës, isha kundër shitjes së rrjetit të distribucionit

Prishtinë | 01 Nën 2022 | 15:30 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike interviston dëshmitarët për periudhën 2008-2011 e ka intervistuar Justina Pula-Shiroka, ish-ministre e Ekonomisë.

Përderisa Ahmet Shala, ish-ministër i Ekonomisë ka shprehur gatishmërinë që të raportoje online, ndërsa ish-ministri i Tregtisë Lutfi Zharku ka njoftuar se ndodhet jashtë vendit.

Ish-ministrja Pula-Shiroka tha se në periudhën sa ka qenë ministre nuk kanë pasur kompetenca për blerjen e energjisë dhe se këtë përgjegjësi e kanë pasur ndërkombëtarët, për çka edhe nuk kanë mundur të ndërhyjnë.

Sa i përket faturimit të rrymës në veri ajo tha se kjo çështje është diskutuar edhe në atë periudhë pareshtur.

Pula-Shiroka më ej ka shtuar se ka qenë gjithmonë kundër shitjes së rrjetit të distribuimit.

 “Jam ish-ministre e Energjisë në periudhën 2008-2011. Qe 4 vjet jam në pension. Ndihem krenare sepse isha në periudhën e legjislacioni kur po shpallej pavarësia e Kosovës. Në periudhën 2011 isha ministre e Energjisë. Ne kemi pasur përgjegjësi të kujdesemi për energji e miniera”. 

“Ne kemi bërë politika sa i përket strategjisë dhe minierave. Në këtë kohë ekzistuar Kosova A dhe B. Ka pasur investime në riparime të blloqeve. Në kohën tonë Kosova c ndryshon emrin si Kosova e Re. Kosova e re të bëhet ristruktimi për kapacitete më të vogla 1 mijë”.

“Ne vitin 2008 ka ndodhur kriza financiare.  Është paraparë që të mos jepet në tersi Sibovci. Si ministre kam kërkuar nga KEK me siguruar energji, por kompetencë nuk kam pasur sa i përket blerjes së energjisë. Ka pasur vështirësi dhe nuk kemi pasur qasje nga ndërkombëtarë me ndërhy atje”.

“E di që tërë kohën kemi diskutuar që të jenë edhe serbët e veriut pjesë e rrymës. Prej drejtorit kam kërkuar riparime të bllokut. Për shitjen e rrjetit kam qenë gjithmonë kundër. Në qeverisjen tonë nuk janë privatizuar asetet. Nuk është privatizuar në kohë  time. Ta gjejmë një mënyrë që ato lëshime të mos përsëriten tash sepse është e teta qeverisje tani”.

Deputeti i VV, Armend Muja e pyeti ish-ministren në lidhje me situatën në veri

“… sa keni qenë ministre a ka pasur vështirësi në atë kohë në veri të vendit”.

Të ngjashme