Ish-Miss Shqipëria, zëdhënëse e fushatës së PD-së në zgjedhjet e 25 prillit

Prishtinë | 10 Mar 2021 | 17:40 | Nga Ekonomia Online

Prezantuesja dhe modelja nga Shqipëria, Floriana Garo ka bërë të ditur se do të jetë zëdhënëse e fushatës së Partisë Demokratike në zgjedhjet në Shqipëri.

Ish-përfaqësuesja e Shqipërisë në “Miss World” ka thënë se për këtë ndihet krenare.

“Krenare te jem Zedhenese e fushates se Partise Demokratike! Faleminderit per mbeshtetjen. #shqiperiafiton #pd”, ka shkruar Garo në rrjetet sociale.

Zgjedhjet e përgjithshme parlamentare në Shqipëri zhvillohen më 25 prill.

Të ngjashme