Ish-policit Dejan Pantiq i vazhdohet arresti shtëpiak edhe për 2 muaj

Prishtinë | 05 Jan 2023 | 17:25 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar sot se Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës të datës 4 janar për vazhdimin e masës së arrestit shtëpiak, në çështjen penale kundër të pandehurit Dejan Pantiq, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Kryerja e veprës terroriste në bashkëkryerje nga neni129 paragrafi 1 lidhur me nenin 128 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës se Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake me datë 05.01.2023 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, të pandehurit Dejan Pantiq i vazhdohet masa e Arrestit Shtëpiak në kohëzgjatje edhe për 2 muaj, ashtu që Arresti Shtëpiak vazhdohet deri me datën 09.03.2023, konform nenit 183 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 lidhur me nenin 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2, pikat 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së.

“Kundër këtij aktvendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë – Departamenti Special”, thekson njoftimi.

Të ngjashme