Ish-Presidenti kroat Ivo Josipoviq, ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa e pranuar shtetësinë e Kosovës. “Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën”, tha Josipoviq, transmeton Klan Kosova. “Hyrja e Serbisë në BE pa njohjen e Kosovës do të thotë që Kosova kurrë nuk do […]
Ish-Presidenti kroat: Serbia s’hyn në BE pa e pranuar Kosovën

Ish-Presidenti kroat Ivo Josipoviq, ka thënë se Serbia nuk mund të anëtarësohet në Bashkimin Europian pa e pranuar shtetësinë e Kosovës.
“Serbia nuk mund të bëhet anëtare e BE-së pa e njohur Kosovën”, tha Josipoviq, transmeton Klan Kosova.
“Hyrja e Serbisë në BE pa njohjen e Kosovës do të thotë që Kosova kurrë nuk do të jetë anëtare e këtij institucioni europian. Kjo nuk është e pranueshme”.
Ai është përgjigjur edhe në pyetjen se a do ta pengonte Kroacia hyrjen e Serbisë në BE.
“Kjo nuk duhet të ndodhë, duhet ta kapërcejmë bashkërisht, sepse anëtarësimi i Serbisë në BE siguron raporte më të mira në rajon dhe forcon ekonominë e dy vendeve”.











