Dmitry Medvedev, ish-president dhe kryeministër rus, dhe aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, ka lëshuar një tjetër paralajmërim për Europën dhe SHBA-në, sipas The Guardian.
“Referendumet do të zhvillohen dhe republikat e Donbasit dhe territoret e tjera do të jenë pjesë e Rusisë. Mbrojtja e të gjitha territoreve që u janë bashkuar Rusisë do të forcohet ndjeshëm nga Forcat e Armatosura Ruse.
Rusia njoftoi se jo vetëm aftësitë mobilizuese, por edhe çdo armë ruse, përfshirë armët bërthamore strategjike dhe armët e reja, mund të përdoren për një mbrojtje të tillë.
Prandaj, pensionistë me uniformë gjeneralësh nuk kanë nevojë të na trembin me fjalët se do të fillojnë një sulm në Krime. Hypersonic është në gjendje të arrijë objektivat në Europë dhe Shtetet e Bashkuara shumë më shpejt.
Por struktura perëndimore, në përgjithësi, të gjithë qytetarët e vendeve të NATO-s duhet të kuptojnë se Rusia ka zgjedhur rrugën e saj. Nuk ka rrugë kthimi,” përfundoi ai.