Ish-presidenti i Kosovës dhe njëri nga themeluesit e UÇK-së, Hashim Thaçi, gjendet në paraburgim në Hagë që nga muaji nëntor i vitit 2020.
Thaçin kohë pas kohe, përpos familjarëve janë duke e vizituar edhe miqtë e tij.
Ish-lideri politik i UÇK-së këto ditë është vizituar nga vëllai i tij, Blerim Thaçi dhe dy miqtë e tij, Milaim Cakiqi dhe Hamdi Krasniqi.
Cakiqi përmes një postimi në facebook ka treguar për takimin që kishin me Hashim Thaçin.
Ai ka thënë se Thaçi vazhdon të qëndrojë i pathyeshëm edhe në Hagë.
“T’fala nga Haga! Hashim Thaçi ishte i ri kur e nisi rrugëtimin për liri dhe pavarësi. Me besim të palëkundur e bëri luftën dhe paqen. E bëri historinë e re dhe Kosovën e re. Me besim të palëkundur po qëndron edhe në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, i privuar nga liria, por i pathyer, i panënshtruar dhe i pa dorëzuar. U ndjeva shumë mirë që e pashë, pas vizitës që kisha dje në Hagë, sepse takimet me të kudo janë frymëzuese. Një lider i formësuar në vitet më të rënda që përjetoi populli ynë, nuk mund të thyhet nga askush. Hashim Thaçi ka qenë, është dhe vazhdon të jetë i pathyeshëm. Në luftë, në liri, në paraburgim, kudo, ai është i madh!”, ka shkruar Cakiqi.
Postimi i plotë: