Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka zhvilluar një vizitë në ShBA, ku ka takuar ish-presidenti dhe mikun e madh të Kosovës, Bill Clinton.
“Gjatë vizitës time në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u takova me mikun tim dhe të të gjithë shqiptarëve, presidentin Bill Clinton”, ka thënë Jahjaga.
“Presidentin Clinton e falënderova për mbështetjen e pakusht dhe të vazhdueshme që ai dhe familja e tij i bënë vendit tone”.
“Miqësia jonë me familjen Clinton është më tepër se sa miqësi mes kombeve, është miqësi e njerëzve të cilët ndajnë ideale të përbashkëta të lirisë”, ka shtuar ajo.
Jahjaga më tej ka thënë se, ne nuk do ta harrojmë kurrë këtë dhe do të jemi përjetësisht mirënjohës.