Ish-presidentja Jahjaga nderon viktimat e kampit nazist Auschwitz

Prishtinë | 16 Qer 2017 | 16:06 | Nga

Ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila ndodhet për një vizitë në Poloni, ka vizituar sot kampin famëkeq nazist, Auschwitz, ku gjetën vdekjen miliona hebrenj dhe antinazistë përkatësish të tjera kombëtare.

Përmes një statusi në Facebook ajo bën të ditur se aty ka vendosur kurorë lulesh dhe ka nderuar viktimat.

“Gjatë qëndrimit në Poloni, vendosa një kurorë lulesh ne Auschwitz, kampin më të madh të përqendrimit të Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë kamp përqëndrimi nazist afro një milion hebrenj u vranë në mënyrën më mizore.

Auschwitz mbetet një përkujtim makabër i krimeve kundër njerëzimit dhe përkujtues se duhet të jemi gjithmonë të vëmendshëm për rrezikun e përsëritjes së një tmerri të tillë.

Kryesit e krimeve janë individë, por përgjegjësia për lejimin e tyre është kolektive” ka shkruar ajo në postimin e saj përmes rrjetit social.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme