Ish-presidentja e Koresë Jugore, Park Geun-hye është gjetur fajtore për keqpërdorim të pozitës dhe abuzim me pozitën zyrtare, njofton BBC.
Ajo është akuzuar për 18 rate të ndryshme që lidhen me korrupsionin.
Vendimi përfundimtar për Park Geun-hye pritet të jepet në orët në vazhdim.
Ky rast është kulmimi i një skandali të madh që e ka goditur Korenë Jugore, ku përsfhihen elita politike e ajo e biznesit.
Zonja Park, që ka mohuar akuzat, ballafaqohet me një dënim potencial prej 30 vjetësh në burgim dhe gjobë të rëndë.
Sipas akuzave ajo ka bashkëpunuar me shoqen e saj, Choi Soon-sil, duke përdorur fuqinë e tyre politike për përfitime personale.
Choi, që u ngrit në jetën politike në Kore si e besuar e Park, është dënuar për korrupsion në shkurt.